Laguna e Kune Vain në Lezhë, është zona e parë e mbrojtur në vendin tonë. Ajo mori statusin e rezervatit të gjuetisë më 1940-ën, dhe ka një sipërfaqe prej 2300 hektarësh.
Me një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe bregdet, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota, ajo konsiderohet pasuri e rralë edhe ndërkombëtare. Por e gjithë kjo zonë është që prej viteve nën 90-të nën pushtetin e fuqishëm të erozionit. Rilevimet e fundit të kësaj zonë, të cilat janë bërë një dekadë më parë, raportojnë një humbje të konsiderueshme të tokës në këtë zonë, si pasojë e gllabërimit nga deti.
Normat e erozionit parashikohen midis 2 – 4 m në vit, por vitet e fundit normat e erozionit janë galopantë dhe shkojnë nga 10-15 m tokë më pak cdo vit. “Nga rivelimet e fundit që janë bërë në vitin 2010 del një sipërfaqe prej 1938 ha që do të thotë 362 ha më pak se rivelimet e mëparshme dhe ajo që ka ndryshuar është vetëm kufiri detar” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi.
Duke iu referuar rilevimit të bërë në vitin 2010, ku edhe ka marë pjesë, Jak Gjini, ekspert i njohur i zonës, shpjegon se kjo sasi toke e humbur
konstatohet ne një siperfaqe prej 262 km dhe gjatesi prej 11 km vetëm në zonën e Kune Vain. Zona Shëngjin-Kune-Vain-Tale-Patok-Adriatik është identifkuar gjithashtu si një ndër zonat më të rrezikuara edhe nga efektet e ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar.
Një ndër to janë edhe stuhitë detare, që kanë filluar e bëhen më të shpeshta, edhe për shkak të rritjes së nivelit të detit. “Vetëm 4 vitet e fundit është goditur mesatarisht 2 herë në vit nga stuhitë detare. Stuhitë detare po bëhen më frekuente, përpara kanë qenë shumë rast i rrallë. Pas viteve 2000 filluan ti njohin edhe banorët, janë bërë më frekuente” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi.
“Tamam në vendin ku jemi ne deti ka avancuar me rreth 10 cm cdo vit” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi .Pasojë e këtyre stuhive detare ishte edhe përmbytja e madhe e 2009, ku niveli i ujrave nga përmbytja arriti deri në 1m. “Përmbytja më e madhe e 2009 që prishi litoralin dhe i gjeti të dëmtuara argjinaturat” u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi.
Top Channel