Sputnik V në Europë/ Rusia thotë se ka nënshkruar marrëveshje të reja për prodhimin në vendet e BE

16/03/2021 06:06

Rusia thotë se ka nënshkruar marrëveshje të reja për të prodhuar vaksinën anti-covid Sputnik V në më shumë vende të BE. Marrëveshjet janë arritur me kompani në Spanjë, Francë dhe Gjermani, në pritje të miratimit të vaksinës në bllok, tha fondi rus i investimeve direkte.

Aktualisht, sipas fondit, ka bisedime të tjera për shtumin e prodhimit në BE. Kjo – tha shefi i fondit Kirill Dmitriev, do të na lejojë të fillojmë të furnizojmë me SPUTNIK V tregun unik evropian pasi të jetë marrë miratimi i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve, EMA”.

Javën e shkuar, kompania italo-zvicerane, Adienne në Lombardi, njoftoi marrëveshjen e parë të prodhimit, me Sputnik V, duke filluar nga korriku. Fondi rus i investimeve direkte, që ka financuar prodhimin e vaksinës, nuk ka përmendur emrat e kompanive në Francë, Gjermani dhe Spanjë.
Sputnik V nuk është autorizuar ende në Bashkimin Evropian, por EMA ka nisur vlerësimin e bazuar në rezultatet e studimeve laboratorike dhe atyre klinike tek të rriturit.

Pas njoftimit, autoritetet ruse thanë se ata ishin të gatshëm për të siguruar vaksina për 50 milionë evropianë, që nga qershori. Vaksina Sputnik V u prit me skepticizëm fillimisht në evropë, pasi ajo u prezantua verën e vitit të shkuar pas testeve të kufizuara klinike. Por një studim i publikuar në revistën shkencore mjeksore, The Lancet, ka treguar se vaksina është 91.6 për qind efikase në rastet simptomatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA