Një 30-vjeçar, banues në në fshatin Shushicë të Vlorës është vënë nën prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 200 doza me lëndë narkotike, të dyshuar cannabis sativa.
30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”
Njoftimi i policisë/ Vlorë
Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel