Mjeku i njohur shqiptar, Pëllumb Pipero tha se ka shumë arsye të tjera se përse janë krijuar këto polemika të vaksinës së Astrazenecas.
Ai theksoi se ka arsye ekonomike, ku ka shumë kompani në garë për të prodhuar dhe ata duan pjesën e tyre të tregut. Arsye tjetër është çmimi i ulët i saj, apo kushtet në të cilat ruhet, të cilat e bëjnë të konkurrueshme.
“Unë besoj fort. Duhet të ketë skenar të tillë, duhet të ketë natyrë politike, është çështje influencash. Kohëzgjatja e kësaj pandemie e bën të dukshme. Ka arsye ekonomike, pavarësisht nevojës së botës kemi shumë kompani në garë për të prodhuar dhe ata duan pjesën e tyre të tregut. Çmimi i ulët i Astrazenecës. Afërsia natyrale, afërsia me organizmin e njeriut, ruajtja në vende jo të veçanta, aplikimi i saj e bën një vaksinë shumë konkurruese, në farmaceutikë është një konkurrueshmëri e madhe. Është biznesi legal më fitimprurës në botë”, tha Pipero.
Top Channel