Për shkak të pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në zonën e G20 u tkurr 3,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar në vitin 2020, zbuloi organi ekonomik global.
Ekonomia në të gjitha vendet e G20, për të cilat janë të disponueshme të dhënat, u tkurr vitin e kaluar, ndërsa vetëm Kina dhe Turqia regjistruan rritje me 2,3 për qind dhe 1,8 për qind, thuhet në deklaratën e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), një organizatë ekonomike ndërqeveritare me 37 vende anëtare.
Në mesin e ekonomive të G20, ekonomia e Britanisë së Madhe pati tkurrjen më të madhe me 9,9 për qind në vitin 2020, treguan të dhënat nga OECD. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, ekonomitë e G20 u rritën me 2,1 për qind, që është një rënie nga përmirësimi i madh në tremujorin e mëparshëm (7,8 për qind) që pasoi rëniet e papara në gjysmën e parë të vitit për shkak të masave kundër COVID-19.
Rritja e PBB-së në shumicën e ekonomive të G20 mbeti pozitive në periudhën tetor-dhjetor 2020, ku India regjistroi rritjen më të lartë me 7,9 për qind. PBB-ja u tkurr në Itali dhe Francë me minus 1,9 për qind dhe minus 1,4 për qind në tremujorin e fundit./AA
Top Channel