Mjekët e Kosovës nuk po vaksinohen/ Ministria e Shëndetësisë nuk po bashkëpunon me Shqipërinë

16/03/2021 19:48

Dy mjekë kosovarë mëngjesin e sotëm kishin marrë rrugën drejtë Kukësit për t’u vaksinuar me vaksinën anti-covid.

Por, ata u kthyen mbrapsht pa u vaksinuar.

Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë në Kosovë edhe katër ditë pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, nuk ka dërguar një listë të mjekëve me prioritet për vaksinim.

Megjithëkëtë, Syla si udhëheqës i Sindikatës së Mjekëve ka bërë kërkesë që kompetencat për organizimin e mjekëve për t’u vaksinuar në Kukës të ua kalojnë atyre.

Në anën tjetër, në një përgjigje me shkrim Ministria e Shëndetësisë arsyetohet se dërgimi i listës është vonuar pasi kanë kërkuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ta hartoj listën e vullnetarëve që duan të vaksinohen, pasi sipas tyre numri i vaksinave është simbolik.

MSh ka kërkuar nga Shërbimi spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës që të përgatisin listën e personelit shëndetësor që dëshiron të vaksinohet në Shqipëri vullnetarisht, një numër simbolik sa është ofruar nga Shqipëria. Pra, varet edhe nga vullneti i personalit shëndetësor, meqë vaksina ka efekte mbrojtëse, por ligjërisht jo e detyrueshme, së paku deri tani.

MSh nuk ka refuzuar këtë ndihmë simbolike, por është e kuptueshme që fokusi është që vaksinimi të fillojë sa më parë në Kosovë.

Kosova ka rreth 3700 mjekë dhe rreth 6500 infermierë, prej të cilëve rreth 2000 mijë janë në vijën e parë të frontit me Covid 19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA