Përdorimi i vaksinës anticovid Astrazeneca është akoma në pikëpyetje.
Mësuesja e shkollës “Servete Maçi”, Nallbati e cila ka marrë vaksinën Asrazeneca në një lidhje me skype në emisionin Open tha mbrëmjen e sotme se nuk kishte asnjë dyshim që ta merrte.
Ajo tregoi se kishte disa simptoma të lehta, por sot ndihej shumë mirë.
“Për vaksinën kemi dëgjuar shumë por dyshime për ta marrë nuk kam pasur. Duke dëgjuar mendime specialistësh dhe mjekësh kështu që nuk kam pasur dyshime. Një pjesë prej tyre kanë pasur hezitim. Disa nuk e kanë bërë për shkak të kalimit të covid në një periudhë të afërt. Unë edhe pse e kalova isha e vendosur për ta bërë. Nuk kam përjetuar shqetësim edhe pse e kam bërë dje rreth orës 10. Kisha vetëm pak ethe e dhimbje trupi, sot ndjehem shumë mirë nuk kam asnjë lloj shqetësimi”, tha ajo.
Top Channel