Lehtësohet qarkullimi! Hapet tuneli numër 4 tuneli te ‘Shqiponja’, pas 2 javësh hapet një tjetër nënkalim

16/03/2021 14:10

Këtë të martë është hapur qarkullimi për automjetet në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja” dhe përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin.

Ministrja Balluku ndodhej në terren për të inspektuar punimet dhe njoftoi se brenda dy javëve pritet të hapet dhe një tunel i tretë, për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Të pranishëm në ceremoninë hapëse ishin edhe Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jupi.

“Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Makinat që dalin nga Tirana që vijnë nga “Pallati me Shigjeta” apo nga ura e lidhjes me”Tegu-n” kalojnë direkt te autostrada. Tunelet provizore do të bëjnë të mundur dhe menaxhimin e trafikut deri në dhjetor të vitit 2021 kur dhe do të përfundojë përfundimisht ky aks dhe secili tunel do të marrë funksionin për të cilin është treguar. Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti. Këto nuk janë lëvizjet definitive. Në fund të këtij viti nuk do të jenë këto lëvizje, këto tunele po hapen paraprakisht për të “shfryrë” trafikun. Trafiku nuk ka qenë e lehtë për tu menaxhuar. Ky është një kantier i madh ku punohet, për dy javëve do të hapim dhe tunelin e tretë të makinave që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës””, tha Balluku.

“Jemi duke punuar në aksin 1, na jep mundësi të rregullojmë trafikun, për të ardhur nga Tirana drejt Durrësit në nivelin 0. Po bëjmë devijime vetëm në krahun që është hapur sot. Po punohet për nënkalimin tjetër, për të zgjidhur fluksin që vjen nga zona e Astirit”. “Faza e parë ishte hapja e tynelit, faza tjetër do të bëhet javën që vjen është futja e trafikut nga “Astiri” për në Sheshin Shqiponja, nga krahu i Tiranës, duke e bashkuar dhe me rrugën “Dritan Hoxha”, shprehet inxhinieri.

Balluku shtoi se po punimet po ecin me ritme të shpejta për të përfunduar në dhjetor të 2021, si dhe shtoi se qytetarët do të ndjekin udhëzimet policisë rrugore për të lëvizur në këtë segment.

“Të gjithë qytetarët do të drejtohen nga Policia e Shtetit për të mësuar të gjithë nënkalimet provizore. Në për mundim të gjithë projektit në dhjetor të 2021 tunelet do të kenë funksione të tjera. Qytetarët do të ndjekin udhëzimet e policisë rrugore. Plani i menaxhimit të trafikut do të bëhet publik”, tha Balluku.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA