Taulant Balla ka folur në Kuvend për votën e emigrantëve duke thënë se PD dhe LSI kanë penguar që të mos japin vendimin përfundimtar në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, u ndërpre disa herë nga Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenishehri duke i thënë se historitë e tradhtirave i gjejnë tek Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Balla: Më vjen keq që Basha nuk ju përfshiu në listë. Dua t’ju them që sikurse nuk ka kthim mbrapa, reforma në drejtësi që është investimi më i madh i SHBA dhe BE në Shqipëri, të gjithë ata që janë bërë bashkë kundër kësaj reformed he tentojnë ta kthejnë 25 prillin në një referendum kundër reformës në drejtësi, dua t’ju them që me 25 prill, qytetarët shqiptarë do e çojnë para reformën në drejtësi.
Ju jam mirënjohës se një prej vendimeve që një pjesë e madhe prej jush morën ishte pikërisht vendosja e votës tuaj në mbështetje të reformës në drejtësi. Nëse PD-LSI me Lulin e Monikën do ishte në këtë sallë, nuk do e çonim dot para. Sa për historira e tradhëtira, i keni me Bashën e Monikën. Deputetja e Monikës është sot në listën e Bashës. Zgjidheni vetë me këta. Dhe Luli e Monika ju akuzoi për tradhtarë dhe tradhtarin e marrin për dore në rrugët e Shqipërisë.
Gjuzi ndërhyn nga vendi.
Balla: Që ti zotëri nuk ke asnjë lidhje, e di, por më lër të mbaroj. Kuvendi i Shqipërisë ka autorizuar KQZ të merren me procesin e zgjedhjeve. Jan bërë gati vendimet por falë marrëveshjes së 5 qershorit, u rikthyen partitë në zgjedhje. PD dhe LSI kanë të drejtën e bllokimit të vendimmarrjes. Vota e emigrantëve është bllokuar nga PD-LSI. Ata kanë bllokuar vendimin përfundimtar për tu dhënë mundësinë shqiptarëve jashtë territorit.
Jenishehri ndërhyn nga vendi ndërsa Balla i përgjigjet: “Pusho mo ta mbaroj. Pusho mo Selami ta mbaroj se as nuk po dëgjon.”
Top Channel