Përtej deklaratave zyrtare ku ra në sy qëndrimi i njëjtë për rolin e marrëdhënies mes Shqipërisë e SHBA në reformat transformuese, në ceremoninë që mori jo pak vëmendje sot ishte një detaj i vecantë, aksesori në veshjen e ministres Xhaçka dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.
E njëjtë për të dyja: shqiponja. Ministrja Xhaçka kishte vendosur në xhaketën e saj, simbolin amerikan të shqiponjës, e cila i është dhuruar ministres Xhaçka gjatë vizitës së saj të parë në Pentagon si ministre e Mbrojtjes, 3 vjet më parë.
Ndërsa, ambasadorja Kim kishte gjithashtu aksesor në veshjen e saj shqiponjën, prodhim shqiptar, për të cilën edhe ambasadorja Kim u kujdes të jepte vlerësimin e saj në shenjë respekti për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Top Channel