Edhe në Gjirokastër ka filluar vaksinimi i mësuesve.

Në këtë raund do të vaksinohen rreth 250 mësues ndërsa do të vlerësohet situata për ata që janë duke e kaluar aktualisht Covid.

“ Nuk kemi pasur probleme apo refuzime. Vaksina është mirëpritur dhe procesi po shkon shumë mirë.”

Në Gjirokastër mbi 80% e mësuesve rezulton të jetë infektuar më parë me Covid megjithatë ata e kanë të rëndësishëm vaksinimin edhe prej rrezikut të mutacioneve në qarkullim.

Në Nëntor Gjirokastra arriti pikun e parë të infektimeve ndërsa një tjetër kulm u shënua në fillim të shkurtit. Ajo çka i shqetëson epidemiologët për qarkun më shumë sesa numri i shtuar është dyfishimi i infektimeve që mund të shkaktojë një person i prekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA