Çahet tubacioni/ Lagjia 15 në Durrës, të shqetësuar nga ndotja e ujit të pijshëm

16/03/2021 12:41

Çarja e një tubacioni të ujit të pijshëm ka shkaktuar probleme për komunitetin në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Prej disa ditësh tubi që furnizon me ujë të pijshëm një zonë të lagjes 15, atë përgjatë rrugës “Mitropolia” është çarë. Kjo situatë dhe pse është raportuar nga banorët pranë Ujësjellës Kanalizimeve Durrës nuk është marrë parasysh.

Uji i pijshëm vijon të shpërdorohet, ndërsa banorët ndjehen të rrezikuar për shkak të ndotjes së ujit që mbërrin në rubinetat e tyre.

“Uji ka përmbytur jo vetëm rrugën, por ka ndotur ujin.”- shprehet një banore.

Sipas tyre, shkak për çarjen e tubacionit herë pas here bëhet kalimi i mjeteve të rënda, kamionëve që po punojnë në zonën e ekoparkut në Porto Romano, aty ku më parë ndodhej vendgrumbullimi i mbetjeve urbane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA