Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, duke deklaruar se Lulzim Basha që ndodhej dje në Kamëz dhe Vorë, duhet të kërkonte falje dhe jo vota.
Spiropali tha në fjalën e saj se Basha zgjodhi përvjetorin e 13 të tragjedisë së Gërdecit për të vizituar Vorën dhe cilësoi nr. 5 kandidat në listën e Tiranës për PD, Sali Berishën, si përgjegjësin kryesor të tragjedisë.
Ministrja shtoi më tej se falje Basha duhet të kishte kërkuar edhe në Kamëz që sipas saj e lanë këtë komunitet në harresë për shumë vite.
Spiropali: Dje në një skenë nga ato të tijët Lulzim Basha me një tufë burrash, bënë një covid party, vizitoi Vorën dhe Kamzën. Nuk kërkoi falje, kërkoi vota. Duhet të kishte kërkuar falje. Dje ishte 15 mars, 13 vite më pas asaj që ndodhi në Gërdec, dhe zgjodhi të njëjtën ditë si për t’ja ngulur thikën më thellë atyre njerëzve për të prezantuar kandidatët e listës së Tiranës. Nr. 5 Sali Berisha përgjegjësi kryesor i tragjedisë. Kandidati për deputet. Nr. 6 Fatmir Mediu, ministri që firmosi pa asnjë teklif për llogari të djalit.
Dje u prezantuan aty, nuk kanë mbajtur përgjegjësi, u dënuan për aksident teknologjik disa prej tyre, por ata që e bënë nuk u përgjigjën para drejtësisë. Si ka guxim nr. 5 dhe nr.6 si dhe Lulzim Basha të kërkojnë vota në gërdec dhe Vorë. Si mund të kthehen në vendin e krimit. Duhet të merrte me vete dhe djalin ta bëjnë shef kabineti apo drejtor fushate dhe është e kompletuar lista e Tiranës. Kërkoj vota, jo falje. Në krah me Flamur Nokën duhet ti kërkojë ndjesë atij komiteti që Xhelal Mziu e la në kushte mesjetarë.Pa çerdhe, pa kopshte, pa shkolla, i la njerëzit të ndërtojnë shtëpitë pa një infrastrukturë rrethuese. I trajtoi si plaçkë ata njerëz dhe bërtiste me dy gishta lart.
Duhet ta mbante kokën poshtë dhe duhet t’ju thoshte: Na falni o njerëz, gjë s’kemi bërë për ju. Nuk kërkoi falje por votën për Flamur Nokën. Përgjigjen do ta marrin në 25 prill. Nuk kanë asnjë grua nëpër takime. Se i nxirrnin për të goditur institucionet duke i lënë fëmijët të jetonin në kanale. Ndryshimi me ne është shumë i madh, vetëm në këtë vit në Kamëz kemi çuar 60 milionë euro investime. 20 shkolla dhe çerdhe të reja që po ndërtohen. Po bëjmë ndërhyrje infrastrukturore. Këto tu thotë Lulzim Basha jo tu çojë Fatmirin në zonë. Janë po të njëjtën njerëz, që s’kanë ç’i ofrojnë më qarkun të Tiranës, por është edhe i njëjti program, vazhdojnë dhe thonë taksa e sheshtë. Taksa do u kursente 200 mln euro po të aplikohej sot. Në vilat e tyre jetojnë, duan të kursejnë 200 milionë euro. Ne i kemi mbledhur dhe kanë shkuar për çerdhe, shkolla, rrugë. Nuk dinë ç’thonë, përgjigjen do ta marrin më 25 prill.
Top Channel