Kukës – 4 persona janë proceduar penalisht në Kukës, për shkak se akuzohen se kanë vjedhur një makinë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan shtetasit: M. Sh., 14 vjeç, M. R., 15 vjeç, E. T., 17 vjeç dhe L. Z., 15 vjeç, banues në Kukës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datë 14.03.2021, në lagjen Nr. 3, Kukës, kanë vjedhur automjetin tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit A. M.

Njoftimi i policisë:
Vodhën një automjet, procedohen penalisht 4 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan shtetasit:
M. Sh., 14 vjeç, M. R., 15 vjeç, E. T., 17 vjeç dhe L. Z., 15 vjeç, banues në Kukës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datë 14.03.2021, në lagjen Nr. 3, Kukës, kanë vjedhur automjetin tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit A. M.
Automjeti i vjedhur është gjetur i braktisur në lagjen Muje, Kukës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA