Veliaj: Çamët janë me PS; Dule dhe Idrizi përleshen për një karrige

15/03/2021 21:25

“Çamët janë me Partinë Socialiste”, tha drejtuesi politik për PS në Rrogozhinë, Erion Veliaj gjatë takimit me komunitetin atje.

Minoritarët e kanë kuptuar që e gjithë kjo përleshje mes Dules dhe Shpëtim Idrizit bëhet për karrige, tha Veliaj.

“E patë listën e Partisë Demokratike, të gjithë fosile. Në u veshëm me uniformat tona, uniforma e PS, një ekip i bashkuar me lojtarët më të mirë të të gjitha rrymave për Champions League, ndërkohë na erdhën nga kategoria e tretë secili me unifromën e vet. Partia Republikane dhe Partia Monarkiste, PDIU dhe PPDNj, edhe Dulja edhe Shpëtim Idrizi. Bushi më bëri një vërejtje kur isha këtu herën e fundit. Një vërejte që unë e pranova që e thashë gabim. Kur thash Partia Çamëve, ai tha nuk është Partia e Çamëve. Ai ka një logo të një kryetari që negocion me grekët si do marrin mandatin e vetë. Çamët janë me Partinë Socialiste si e vetmja parti patriotike e provuar. Aty kishte të drejtë, ashtu siç besoj fort që të gjithë minoritarët janë shfaqur të tronditur kur panë Dulen në Tiranë. Tirana herën e fundit që kontrollova unë, para se të vija këtu, nuk ishte në kufi. Nuk kishte këtë minoritet dhe unë besoj që të gjithë minoritarët e kanë kuptuar që e gjithë kjo përleshje mes Dules dhe Shpëtim Idrizit bëhet për karrige, për pazar, për të ndarë plaçkë, jo për parime. Po të ishte për parime nuk putheshin me njëri-tjetrin, për një sedilje në kroskodin e Lul Bashës”, u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA