Historitë për njerëz që pësojnë mpiksje gjaku fill pas marrjes së vaksinës së Oxford/AstraZeneca janë kthyer në burim ankthi për udhëheqësit europianë.
Pas raporteve për një vdekje e tre shtrime në spital në Norvegji, ku u gjetën mpiksje serioze të gjakut tek të rriturit që kishin marrë vaksinën, edhe Irlandë vendosi ta ndalonte atë përkohësisht. Dhe këto shtete nuk janë të vetmit. Shqetësimet rreth një vaksine të re janë të vetëkuptueshme, shkruan “The Guardian”, dhe ndaj reaksioni të dyshuar duhet të ketë hetim.
Por në rrethanat aktuale, duhet të mendojmë shpejt dhe ngadalë në të njëjtën kohë, dhe t’i rezistojmë heqjes së paraleleve aty mes shkaqeve dhe pasojave aty ku ato nuk mund të ekzistojnë. Siç theksoi zv.kreu i shëndetësisë në Irlandë, Ronan Glynn, nuk ka asnjë provë që kjo vaksinë shkakton mpiksjen e gjakut. “Ekziston një tendencë e zakonshme për t’ia atribuar një efekt shkakësor ngjarjeve të ndryshme edhe kur ai nuk është i pranishëm: ne lajmë makinën dhe fiks ditën tjetër, një zog e ndot atë. Është tipike. Ose më serioze, dikush diagnostikohet me autizëm pasi ka marrë vaksinën MMR, dhe njerëzit bëjnë lidhjen edhe pse në fakt, një lidhje e tillë nuk ekziston“, thotë the Guardian. Tani, njerëzit po pësojnë tromboza pasi u administrohet vaksina duke ngjallur shqetësimin se mos ishte ajo që e shkaktoi. Quajeni fat, shans, si të doni, vazhdon e përditshmja prestigjoze, por e kemi të vështirë ta përfshijmë këtë në të menduarit tonë.
“Pra, kur Agjencia Europiane e Barnave thotë se ka pasur 30 “raste tromboembolike” pas rreth 5 milion vaksinimeve, pyetja thelbësore që shtrohet është: sa do të priteshin gjithsesi mpiksje të tilla në rrjedhën normale të gjërave?“
Top Channel