Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u shpreh se prej vitin 2013 deri më sot të ardhurat tatimore janë rritur me 55% ose thënë ndryshe me 1 miliardë dollarë.
Denaj deklaroi sot se në ‘Planin e Veprimit’ Partia Socialiste synon mbështetje edhe më të madhe për biznesin. Ajo tha se do të jepet 5 mijë grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri.
Denaj: Ekonomia shqiptare ka vuajtur nga një sëmundje quhet ekonomia informale. Ndonjëherë të gjithë së bashku harrojmë të shkuarën. Në vitin 2013 ekonomia ishte në prag të kolapsit. Në vitin 2013 gjetëm një borxh të fshehur ndaj biznesit, që i kishte shndërruar në peng të qeverisë dhe shtetit. Informaliteti ishte ulur këmbëkryq kudo. Procedurat tatimore ishin një plagë e madhe operacionale.
U përballëm më kulturën e pandëshkueshmërisë. Rritëm punësimin real, nëse flasim me fakte dhe shifra të ardhurat tatimore u rritën me 55% ose 1 miliardë dollarë. Në tre paketa fiskale kemi kaluar në 0 tatim fitim për bizneset e vogla. Në të gjithë analizat problem mbeten procedurat tatimore. Përqasja jonë ka qenë për të thjeshtësuar tatimet. Sot 94% e shërbime tatimore ndodhen online. Digjitalizimi, realitet për administratat tatimore doganore.
Angazhimi është rindërtimi i plotë i një procesi modern. Do të ketë rimbursim për fasoneritë dhe agropunuesit. Në mandatin e tretë do të mbështesim më shumë biznesin.
90% e bizneseve do paguajnë 0 taksa. Prej janarit rimburisimi i TVSH do të jetë automatik. Në programin tonë ekonomik vijojmë të nxisim sipërmarrjen e të rinjve, do të mbështesim emigrantët, të cilët do të kenë 5000 euro mbështetje në formë grante. Do të krijojmë instrumentin e garancisë prej 50 milionë eurosh.
Top Channel