“S’do jemi pjesë e koalicionit qeveritar”, Haradinaj: Ajo që na mbetet është një rol opozitar

15/03/2021 17:29

Pas takimit të mbajtur ditën e sotme kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me opozitën për temat me interes kombëtar, duke tregua edhe njëherë që nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracinë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.

Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, ku ka theksuar edhe një herë se partia e tij është në opozitë dhe nuk ka të drejtë të kërkojë një post të tillë.

“ Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për të krijuar qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitar”, tha Haradinaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA