Rama: Në fund të mandatit të tretë paga mininale 400 mijë lekë, do taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 mln!

15/03/2021 10:21

Kryeministri Rama ka prezantuar këtë të hënë programin “Pagat, taksat dhe biznesi”.

Rama ka bërë me dije se deri në fund të mandatit të tretë paga minimale do të bëhet deri në 40 mijë lekë, e ndërsa nga 1 janari për këtë pagë nuk do të taksohet. Rama ka sqaruar gjithashtu se do të taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 mln lekë në muaj.

Plani i PS për mandatin e tretë përfshin:

0 tatim fitimi me pagën deri 400 mijë lekë duke filluar nga janari i vitit 2022;
Ulje e tatim fitimit mbi pagat deri 2.5 milionë lekë nga 1 janari 2022;
Zero Tatim Fitimi dhe Zero Tvsh për biznesin e vogël deri në 2029;
Paga Minimale 400 mijë lekë deri në fund të mandatit;
40% rritje pagash për mësuesit e bluzat e bardha, 30% rritje pagash për punonjësit e administratës publike; Zero rritje pagash për deputetët e ministrat deri në 2025.

Rama: 1 janari i vitit 2022 do ta heqim taksen mbi pagën aktuale deri ne 400 mije leke per sektorin publik e privat. Ka një kategori të të punësuarve marrin 1.5 mln në muaj, do e ulim tatim fitimin për ata që marrin 2.5 mln në muaj. Do të rrisim pagën e administratës, do ta çojmë deri në 850 mijë lekë në muaj. Rikthimi në skenë, rizbritja në fushë e një fantazme kërcënuese për të gjithë ata që marrin më shumë se 300 mijë dhe më pak se 1.2 milionë, taksa e sheshtë. Është rreziku më i afërt për secilin që punojnë në shtet dhe privat, dhe janë nën 1.2 milionë. 9% të propozuar nga KCK, të gjithë ata që kanë një pagë deri në 1.2 milionë do duhet të paguajnë për shtetin më shumë se çpaguajnë sot falë taksimit progresiv. Atyre që paguhen më pak se 1.2 milionë dhe atyre që paguhen midis 400 dhe 800 mijë lekë, kur ne shporrëm taksën e sheshtë hapëm një kapuitull të ri për të ardhurat dhe ju kemi lënë në xhep 12.5 miliardë lekë kursim. Thënë ndryshe, 1 miliardë USD më shumë për familjet nga heqja e taksës së sheshtë.
Vijnë këta dhe u thonë Shqipëria fiton po na dhatë votën. Më të pasurve, aligarkëve, nuk do tu marrin më sipas menysë të tyre 15% sicc u marrim ne sot por njësoj si atyre që paguhen shumë më pak dhe fitojnë shumë më pak, sepse kjo është taksa e sheshtë. Në të njëjtën barrë fiskale vë edhe më të fortët edhe më të dobtët.
Juve dhe gjithë atyre që fitojnë më pak ky 9% i barabartë u merr më shumë. Sfida është si tu fusim sa më shumë lekë në xhep shqiptarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA