Një 78-vjeçar nga Përmeti i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati.
Dyshohet se shkak për këtë akt tragjik është bërë gjendja e rënduar depresive. I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur me urgjencë grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Përmet/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:55, njoftohemi se në lagjen “Partizani”, Përmet shtetasi Xh. M., rreth 78 vjeç, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel