Përleshja në zyrat e FRD-së/ Bushati: Rama dha shembull se çfarë ndodh me dikë që e tradhton

15/03/2021 22:38

Bushati: Rama dha shembull se çfarë ndodh për dikë që e tradhton

Analisti, Andi Bushati mbrëmjen e sotme në emisionin Open tha se kryeministri Edi Rama e dërgoi  policinë në selinë e FRD-së sepse po jepte shembull se çfarë ndodh me dikë që e tradhton.

Ai theksoi se ata janë banditë me uniforma dhe ky veprim po bëhet në saj të zgjedhjeve të 25 prillit.

Bushati: Ne po të ishim në një vend normal do t’i kishim kërkuar llogari Maznikut se përse ke vjedhur për 4 vjet popullin për Bamir Topin. Kemi banditë me uniformë dhe banditë pa uniformë që duan të dhunojnë opozitën. Na sill vendim gjykate, duhet një vendim që ata të hyjnë, por ata janë banditë të Erion Veliajt.

Mazniku: Shko merr një kompani dhe shikoje a funksionon njësoj.

Bushati: Nuk e nxjerr dot nga zyra.

Mazniku: Ai është zaptues në pronën e bashkisë. Në faqen e dytë kemi afatin. është një-vjeçare. Përse këta banditët me uniformë përdoren në këtë mënyrë. nuk ka peshë partia e Bamir Topit jo. duhet dhënë shembulli që çdo njeri që tradhton Edi Ramën duhet dhunuar me grushte në Elbasan ose me nxjerrje nga zyra. Behët për zgjedhjet kjo. Nëse ata janë për tejkalim të ligjit.

Mazniku: Ne kemi dërguar një shkresë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA