Së paku 138 njerëz janë vrarë në protestat kundër puçit ushtarak në Mianmar, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.
“Shifra përfshin 38 persona që u vranë dje [të dielën] – shumica e tyre në Jangon, ndërsa 18 vetë u vranë të shtunën”, tha Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Ai tha se Guterres është i tmerruar nga dhuna e përshkallëzuar në Mianmar, “nga duart e ushtrisë së vendit”.
“Sekretari i përgjithshëm i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të punojë në mënyrë kolektive dhe dypalëshe, për të ndihmuar që t’i jepet fund shtypjes nga ushtria”, tha Dujarric.
Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është në krizë, prejse ushtria ka rrëzuar Qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyisë më 1 shkurt dhe ka marrë përsipër pushtetin.
Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të partisë së saj janë aktualisht nën arrest shtëpiak.
Protestuesit duan rikthimin në demokraci.
Disa vende, përfshirë SHBA-në, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.
Top Channel