Pas të moshuarve edhe në qytetin e Lezhës ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve.

Procesi i vaksinimit po kryhet në ambjentet e palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”, ku 150 mësues do të marrin vaksinën AstrZeneca. Procesi ka vijuar normalisht dhe të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine nuk kanë paraqitur probleme.

Pas lajmeve që dolën për vaksinën AstraZeneca, një pjesë e mësuesve në Lezhë kanë ngurruar të kryejnë këtë vaksinë.

Mësohet se vetë Kryeministri Rama ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër vaksinimin e mësueseve.

Ndërkohë, kujtojmë se sot ka nisur rivaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç, në stadiumin “Air Albania”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër si po vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve, ndërsa ka theksuar se gjatë ditës së sotme do të vaksinohen rreth 2500 persona, mes të cilëve janë edhe ata që kanë nevojë për dozën e dytë.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,887 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA