Nis procesi i vaksinimit të mësuesve edhe në Vlorë, këtë të hënë vaksinohen 40 mësues

15/03/2021 12:17

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur sot në  Vlorë vaksinimi I arsimtarëve.

Është shkolla 9 vjeçare 24 Maji që I është nënshtruar e para procesit të vaksinimit me vaksinën AstraZeneka. 40 janë mësuesit që vaksinohen këtë të hënë ndërsa do të vaksinohen dhe punonjës të administratës së drejtorisë vendore të arsimit parauniversitar të bashkisë Vlorë. I kanë thënë jo frikës, të parët që u vaksinuan në mjediset e palestrës së shkollës.

Kreu i epidemiologjisë në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Vlorë Agron Bashllari është shprehur për startimin e këtij procesi . Procesi sipas tij do të kryhet pranë qendrave shëndetësore të bashkive , ndërsa janë rreth 2 mijë persona të kësaj kategorie që pritet të vaksinohen. Për pyetjen pse  disa mësues nuk pranuan vaksinën AstraZeneka, Bashllari ka një përgjigje:

“Detyra jonë është të informojmë,pastaj ajo është zgjedhja e tyre,ndërsa janë të shumtë qytetarët që presin të vaksinohen. Procesi do të jetë I përditshëm ka konfirmuar epidemioplogu ndërsa vaksinimi i arsimatrëve do të shtrihet në të gjitha bashkitë e rrethit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA