Një qytetar që mori vaksinën AstraZeneca në Norvegji ka vdekur pas mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe një numri të ulët të trombociteve.
“Të Shtunën më 13 Mars, Instituti Kombëtar Norvegjez i Shëndetit Publik dhe Agjencia Norvegjeze e Barnave konfirmuan se tre persona të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca ishin pranuar në (spitalin) Rikshospitalet me raste të rënda të mpiksjes së gjakut, gjakderdhje dhe numër të ulët të trombociteve”, tha Agjencia Norvegjeze e Barnave.
“Tani është konfirmuar se një nga tre pacientët, fatkeqësisht tani ka vdekur. Rastet paraqesin një rast të rrallë të sëmundjes, agjencia tha se ata kanë një kombinim shumë të pazakontë të numrit të ulët të trombociteve, mpiksjes së gjakut në enë të vogla dhe të mëdha dhe gjakderdhje.”
Agjencia tha se Norvegjia nuk kishte parë kombinime të ngjashme të simptomave me vaksinat e tjera.
Norvegjia është midis disa vendeve evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca të COVID-19 ndërsa rregullatori i ilaçeve të Bashkimit Evropian heton nëse vaksinimi mund të lidhet me një numër raportesh të mpiksjes së gjakut.
Top Channel