Mbi 26 mijë raste të reja në Francë me COVID gjatë 24 orëve

15/03/2021 17:22

Franca ka regjistruar 26.343 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve, duke  e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 4,07 milionë.

140 pacientë kanë humbur betejën kundër virusit gjatë 24 orëve të fundit. Që nga fillimi i pandemisë si pasojë e infektimit me koronavirus kanë vdekur 90.455 persona.

Në spitale kurohen 24.989 persona, prej të cilëve 4.127 në repartet e kujdesit intensiv. Nga COVID-19 janë shëruar 272.960 persona.

Numri i pacientëve në kujdesin intensiv edhe më tej rritet.

Numri i personave që janë vaksinuar prej 27 dhjetorit të vitit të kaluar ka tejkaluar 5,12 milionë, përfshirë më shumë se 2,23 milionë që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Koronavirusi në dhjetor të vitit 2019 u shfaq në Ëuhan të Kinës, ndërsa si pasojë e infektimit kanë vdekur mbi 2,65 milionë persona.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në mbarë botën janë regjistruar më shumë se 119,8 milionë raste, me 68 milionë të shëruar.​​​​​​​

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA