Lufta e brendshme në Siri shkaktoi plaga të thella në popull brenda 10 viteve

15/03/2021 13:26

Përderisa lufta e brendshme në Siri ka hyrë në vitin e 11-të, sulmet e regjimit të Bashar al-Assad-it dhe mbështetësve të tij, shkaktoi plagë të thella tek miliona civilë.

Protestat paqësore që filluan në qytetin Daraa në jug të vendit, u shndërrua në luftë të brendshme pasi regjimi i Assad-it u përgjigj me dhunë. Kjo situatë shkaktoi vdekjen e qindra mijëra personave, ndërsa miliona të tjerë u zhvendosën nga vendet, nga atdheu i tyre.

Muhammed Hatip i cili për shkak të sulmeve të regjimit dhe mbështetësve të tij, u detyrua të migrojë në fshatin Maardibse në lindje të Idlib-it, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se ngjarjet në Siri kanë filluar për të mbrojtur dinjitetin dhe nderin e njerëzve.

70-vjeçari Hatip i cili 6 fëmijët dhe 2 dhëndurët e tij i ka humbur në sulmet e regjimit tha se, “Regjimi i Assad-it në 10 vite na bëri të mjerueshëm. Na sulmoi me aviona luftarake, raketa dhe bomba fuçi. Përdori armë të ndaluara si kimike dhe gaz klori”.

“Regjimi i Assad-it nuk la gur mbi gur”

Hatip i cili është detyruar të braktisë shtëpinë e tij për shkak të sulmeve, tha se “Regjimi i Assad-it nuk la gur mbi gur. Nuk gjetëm do as një çadër për të qëndruar në muajt e vështirë të dimrit”.

Ai tha se duke shitur lodra dhe veshje te dorës së dytë për të siguruar jetesën e nipërve të tij. “Si detyrë e mora përsipër të bëj që fëmijët të qeshin dhe të mos harrojnë se janë fëmijë. Kërkesa ime e vetme është të kthehem në shtëpi”, u shpreh Hatip.

Në lidhje me pyetjen nëse pendohet se ka marrë pjesë në protestat për ndryshimin e regjimit, ai u shpreh se janë të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka.

Zahide Muheymid, nga ana tjetër, siriane e zhvendosur nga Halepi, tregoi se që nga fillimi i luftës së brendshme janë detyruar të migrojnë shumë herë.

“Që 10 vite migroj nga një vend në tjetër. Asnjë teshë nga shtëpia ime nuk kam arritur të marrë. Jemi marrë me ikje nga bombardimet. Kanë vdekur shumë njerëz. Gjatë migrimit avionët shënjestruan automjetet e civilëve”, tha ajo.

Ajo tregoi se kushtet në kamp janë shumë të vështira dhe se nuk mund t’i përgjigjet nevojave të fëmijëve të saj.

“Kemi arritur të blejmë një sobë por e përdorëm shkurt kohë. Kur nuk na mbeti gjë për të djegur u detyruam ta heqim”, u shpreh Muheymid.

Në pyetjen “Çfarë mesazhi dëshiron t’i japish botës?”, Muheymid tha se “T’i ndihmojnë jetimët. T’i ndihmojnë ata që kanë humbur prindërit e tyre në luftë”.

Ndërsa 13-vjeçari Ahmed Said që jeton në një çadër të improvizuar në afërsi të Idlibit, tregoi se kanë hedhur tullumbace dëshirash në qiell me rastin e përvjetorit të luftës së brendshme në Siri, duke shpresuar rrëzimin e regjimit të Assad-it.

“Ëndërroj që të kthehem në shtëpinë time dhe të shkoj në shkollë ashtu siç shumë fëmijë në botë”, tha një fëmijë tjetër, 12-vjeçar Ahmed Yusuf./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA