Hidhet nga kati i pestë i një pallati, ndërron jetë 40-vjeçarja në Gjirokastër
15/03/2021 10:35
GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku raportohet se një grua është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës orës 08:45, në lagjen “Granicë”. Viktima është identifikuar si F. K., rreth 40, ndërsa raportohet të ketë qenë në gjendje të rënduar depresive.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel