Hapet rruga vaksinave ruse e kineze/ Shqipëria miraton aktin normativ, pasi i jep lejen dy ministrave të negociojnë

15/03/2021 15:12

Qeveria shqiptare i ka dhëne dritën jeshile përdorimit të vaksinave ruse dhe kineze.

Në fletoren zyrtare është publikuar akti normativ, i cili ndryshon procedurat për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid në Shqipëri për përdorimin e tyre në popullatë. Me aktin e ri i hapet dera jo vetëm vaksinave të aprovuara nga agjencia amerikane dhe europiane e barnave, por edhe vaksinave të cilat kanë miratimin e autoriteteve në shtetin përkatës ku ato prodhohen.

“Vaksinat anti-covid-19 aprovohen për përdorim në popullatë bazuar në aprovimet e Food and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), ose European Medicine Agency (EMA) të Bashkimit Evropian ose të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anti-covid-19”.

Vendet që kanë prodhuar deri më tani vaksina, janë kina dhe Rusia, vaksinat e të cilave janë duke u përdorur edhe nga disa vende europiane si Hungaria, por edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa disa vende të Bashkimit Europian kanë nisur të konsiderojnë përdorimin e vaksinave ruse.

Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave i dha autorizimin Ministres së Shëndetësisë dhe atij te Rindërtimit, për zhvillimin e negociatave me shtetet që prodhojnë vaksina duke i lënë hapur derën Rusisë dhe Kinës, shtete të cilat Kryeministri Edi Rama më parë i kishte përjashtuar kategorikisht si opsione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA