Një 41 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat policore pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe tentoi t’i shmangej kontrollit të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të Policisë.
Ky shtetas, duke drejtuar mjetin “Range Rover”, kur ka parë punonjësit e Policisë që i kanë bërë shenjë për të ndaluar, nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka tentuar të largohet me shpejtës, ndërkohë që shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë bllokuar mjetin në qendër të Parrucës, si dhe kanë prangosur 41-vjeçarin.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip “Range Rover”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje.
Njoftimi i policisë/ Shkodër
Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.
Qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe tentoi t’i shmangej kontrollit të Policisë, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informaconet e marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 41 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Ky shtetas, duke drejtuar mjetin “Range Rover”, kur ka parë punonjësit e Policisë që i kanë bërë shenjë për të ndaluar, nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka tentuar të largohet me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.
Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë bllokuar mjetin në qendër të Parrucës, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, si dhe kanë prangosur 41-vjeçarin.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjetin tip “Range Rover”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, të cilën e mbante pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel