Qyteti bregdetar i Durrësit është zgjuar në dekore shumëngjyrëshe ditën e sotme me rastin e Ditës së Verës.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të festuar këtë festë që lajmëron ardhjen e pranverës.

Nga lulet, shiritat e tullumbacet, fëmijët janë më të gëzuarit në këtë festë, edhe pse nën efektin e pandemisë në të dytin vit radhazi.

Edhe shëtitorja bregdetare e Durrësit është mbushur plot qytetarë të grupmoshave të ndryshme që po shijojnë këtë ditë festive në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shëtitjeve buzë detit.

Moti pa shi ka favorizuar qytetarët, të cilët po shijojnë shëtitjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA