Foto ilustruese

9 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim L. N., 45 vjeç,pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhër ndalimi, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 26 vjeç, pasi ka vjedhur disa sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit G. R. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :  E. S., 36 vjeç, E. D., 40 vjeç, B. R., 39 vjeç, dhe I.R., 64 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;  E. K., 33 vjeç dhe R. M., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. K., 38 vjeç,  E. M., 37 vjeç, N. L., 26 vjeç, A. K., 28 vjeç, F. M., 33 vjeç, dhe Gj. N., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Pandi Dardha”, pasi një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. D., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA