30/11 13:10
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë vizitës në Elbasan ka komentuar incidentin e ndodhur në Elbasan/
Ai tha se Rama provokoi qytetarët me miqtë e tij kriminelë.
“Koha e Edi Ramës ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë. Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin, pranvera po vjen”, tha Basha.
Top Channel