Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Suk të Fierit, ku shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Janë plagosur shtetasi I. B., 24 vjeç banues në Berat dhe pasagjerja 16-vjeçare.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:30, në fshatin Suk, Fier, shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat ,duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA