Një 22-vjeçar në Shkodër është ndaluar pasi ka marrë kredi në emër të një personi tjetër.
Mësohet 22-vjeçari me iniciale J.D., banues ne lagjen “Salo Halili” u ndalua pasi për të është bërë kallëzim penal më 25 nëntor të 2020 nga qytetari me iniciale A. T.
Ky i fundit rezulton debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni. A.T ka deklaruar se, ai vetë nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kartën e ID e kishte humbur.
Nga hetimet, rezulton se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se është në emër të 22-vjeçarit J.D.
Emri dhe numri i këtij shtetasi paraqitet si kontakt alternativ në disa raste të praktikave të kredive, konkretisht për kredi të marra nga shtetas të ndryshëm, të cilët sipas informacionit të bankës, deklarojnë se nuk kanë aspak dijeni për kryerjen e këtyre veprimeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”.
Top Channel