Tokat mbulohen nga plehrat/ I hedhin bizneset nga Shkodra dhe Malësia e Madhe

13/03/2021 19:48

Në Malësinë e Madhe, në të djathtë të rrugës nacionale Shkodër – Hani i Hotit, pak metër larg qindra hektarëve tokë të mbjella me bimë medicinale, janë edhe dhjetëra e dhjetëra hektarë të mbuluara nga mbeturinat.

Ky pas meje nuk është një landfill por është një vendgrumbullim i mbeturinave të krijuara nga bizneset, qytetaret dhe institucionet e dy bashkive të Shkodrës dhe asaj të Malësisë së Madhe.

Varfëria e tejskajshme e ka detyruar, File Aronin që çdo ditë në mes të këtyre mbeturinave të sigurojë bukën e gojës për familjen.

Ky kamion i bashkisë së Malësisë së Madhe, që cdo ditë depoziton mbeturinat këtu, sapo konstatoi praninë e kamerave u largua.

Në këtë zonë, depozitohen mbetjet urbane që prej vitit 1992 duke krijuar një skandal mjedisor dhe duke rrezikuar banorët që jetojnë përreth.

Top Channel