Rreth katër ditë më parë, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, në Han të Hotit është ndaluar një shofer, drejtues i një traileri, me origjinë malazeze.
Burime për gazetarin e Top Channel, Andi Bora bëjnë me dije se ky shtetas ka hyrë në Shqipëri rreth datës 8 mars dhe është ngarkuar me fruta e perime (lakër) në Fier. Pas ka kryer ngarkimin e fruta-perimeve është nisur drejt Malit të Zi.
Burime bëjnë me dije se ky trailer nuk është ndaluar në doganë, por më pas është ndaluar në terminal ku dhe bëhet kontrolli i kamionëve dhe trailerave.
Pas kontrolleve të kryera, Andi Bora raporton për Top Channel se brenda në trailer janë gjendur 250 kg lëndë narkotike, hashash.
Mësohet se sasia e lëndës narkotike është zbuluar nga skaneri brenda trailerit, ku krahas hashashit ndodhej lakra…
Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me këtë ngjarje, por Andi Bora mëson se hetimet janë kryer nga Prokuroria dhe policia e Shkodrës.
Top Channel