Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, Yuri Kim: Strategjike, rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë

13/03/2021 14:39

Ambasadorja Yuri Kim, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale e ka cilësuar mërrëveshjen e djeshme midis Shqipërisë e SHBA, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri, si një marrëveshje strategjike.

Kim shkruan më tej se kjo është një marrëveshje e rëndësishme që jo vetëm që do të diversifikojë por dhe do të rrisë furnizimin me energji.

“Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin me energji dhe sigurinë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha të SHBA dhe Shqipërisë, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA