Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet e saj, përmes një postimi në rrjetet sociale, pas lajmit për ndarjen nga jeta para kohe, të mjekut endokrinolog Geron Husi, i cili e humbi betejën me koronavirusin.
“Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët”, shkruan Manastriliu.
Postimi i plotë i Ogerta Manastirliu
E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid19.
Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët.
Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës së tij të dashur dhe fëmijëve, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm.
U presh në paqe Dr. Geri
Top Channel