Që në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat  e policisë së Divjakës së bashku me ato të FNSH kanë ardhur sërish pranë banesës së Artan Kabocit, i cili mbrëmjen e djeshme terrorizoi banorët me armë dhe dëmtoi automjetet e policisë njërën nga të cilat e mori dhe u largua për disa orë.

Sot, me ndihmën e një qeni policia po kërkon armën, ndërkohë që banorët e zonës tregojnë se familja Kaboci nga zona e Kukësit dhe prej më shumë se 25 vitesh banojnë në Mehallë të Gradishtës.

Per Artanin ata shprehen se ka qene  njeri jo problematik, por pas ardhjes nga Anglia ku la pas gruan me fëmijën nisi të konsumonte alkool.

Ngjarja e mbrëmshme ishte nga ngjarje që per fat nuk u kthye ne një tragjedi. Artan Kaboci ne gjendje te renduar psikologjike dhe nen efektin e alkoolit pas një zënke me te atin dhe vellain e paralizuar qe kishte ne shtëpi ka nisur te qëlloje me arme ne ajër, përpara banesës se tij.

Me pas ai i ka then familjareve te tij te largohen nga shtëpia se do ti vriste. Pasi jane larguar, Kaboci ka qëlluar me arme brenda banesës se tij dhe ka dale ne rrugën kryesore, ku me mjete te forta ka dëmtuar disa makina te parkuara ne rruge.

Kane qene banoret e lagjes te cilët kane njoftuar policinë e Divjakës e cila ka mbërritur ne vendngjarje. Policia me te mbërritur ka ndaluar automjetin para shtëpisë se 34 vjecarit, i cili sa ka ven re prezencën e policisë ka nisur te qëlloje me arme, duke i kërkuar policisë te largohet barkas.

Këta te fundit i janë bindur thirrjes se 34 vjecarit Kaboci ku pas largimit te policeve ka nisur te godas dhe mjetin e tyre me sende te forta, duke i thyer xhamat. Te gjendur ne këto kushte punonjësit e policisë kane kërkuar përforcime ku ne drejtim te vendit te ngjarjes kane ardhur forcat e FNSH nga Fieri.

Te panjohur me terrenin dhe duke u përballur me errësirën forcat e FNSH u afruan pa përgatitur mirë pranë banesës. Ne ketë moment Kaboci ka hapur zjarr dhe ka ber thirrje qe te mos afrohet asnjë policë afer se do ti vriste dhe nen kercenimin e armës ai ka mar fugonin e policies dhe eshte larguar nga vendngjara.

Eshte dashur ndihma e forcave Renea, te cilat pas mbërritjes arritën te neutralizojnë 34 vjecarin, duke e arrestuar ate disa km me tej ne fshatin Spolat. Pas arrestimit te tij policia nisi kërkimet per armen qe 34 vjecari kishte. Familja Kaboci prej 30 vitesh jetonte ne Mehalle te ardhur nga veriu. Shpesh her 34 vjecari ne gjendje te dehur kryente akte dhune jo vetem ndaj familjareve te tij por dhe banoreve te zones. Edhe pse njihej si person problematik ndaj tij nuk ishte mare asnje mase parandalimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA