FRD i skadoi kontrata me bashkinë/ Policia shpall në kërkim dy persona që hynë me forcë dhe u përplasën më bashkiakët

13/03/2021 15:16

Dy zyrtarë të partisë Fryma e Re Demokratike janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi mesditën e së premtes, hynë me dhunë në selinë e tyre e cila është në pronësi të bashkisë Tiranë.

Agim Hoxha kreu i FRD-së Tiranë, dhe Afrim Sufa drejtuesi i FRD-së në njësinë numër gjashtë, janë në kërkim pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Këta persona janë filmuar ndërsa nxjerrin me forcë punonjësit e bashkisë së Tiranës nga zyrat e tyre në katin e parë të ndërtesës. Ata ishin një ditë më parë së bashku me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Incidenti nisi kur Presidenti Meta shkoi në ndërtesën ku ndodhen zyrat edhe zyrat e FRD dhe disa nga institucionet e bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit kishte njoftuar partinë e vogël të së djathtës se duhet të lironte ambientet. FRD në mars të vitit 2016 kishte lidhur një kontratë me bashkinë e Tiranës për të vendosur selinë e saj në ndërtesën që është në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Kjo është kontrata e e cila zgjaste vetëm një vit dhe që prej vitit 2017 nuk është më në fuqi. Ndërtesa që dikur ka qenë selia e partisë demokratike në gusht të vitit 2013 kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës ndërsa selia e PD u zhvendos tek ish shtëpia e ushtarakëve. Pas krijimit të Frymës së re demokratike kjo parti e re u vendos në disa nga zyrat e katit të tretë të ndërtesës. Ndërsa kati i dytë dhe i parë janë zyra të bashkisë së Tiranës.

Edhe zyra ku dje gabimisht hyri edhe presidenti Meta, nuk i përket FRD por prej kohësh funksionon si ambienti i drejtorisë së konsumatorëve në bashkinë e Tiranës. Kjo e fundit i ka dhënë 10 ditë kohë për të liruar ambjentet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA