Vaksina AstraZeneca është e sigurt. Bilanci midis përfitimeve dhe rreziqeve është jashtëzakonisht i favorshëm.
Ne nuk duhet të kemi frikë nga ajo për momentin dhe duhet të vazhdojmë të shkojmë në qendrat e vaksinimit me një qetësi të madhe”.
Në këtë mënyrë Nikola Magarini, drejtor i agjencisë së ilaçeve në Itali, nxit qytetarët e vendit të tij të vijojnë vaksinimin. Ai thotë se provat shkencore flasin qartë. Miliona njerëz janë trajtuar në të gjithë botën, mbi 10 milion vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kanë provuar asgjë përveç efekteve anësore të lehta, të parrezikshme dhe të njohura: ethe, migrenë, dhimbje të muskujve. Sa i përket disa raporteve më serioze, duke përfshirë disa vdekje të papritura ose sulme në zemër, lidhja shkakësore me vaksinën nuk është vendosur dhe për këtë arsye episodet për shkak të diçkaje tjetër duhet të merren parasysh”.
Nikola Magirnithotë se është shumë e rëndësishme të lexohen në detaje rezultatet e autopsive. Për të paktën një rast, marrëdhënia e drejtpërdrejtë me përgatitjen AstraZeneca tashmë është përjashtuar. Do të kryhet edhe autopsia e një ushtari. Vetëm pas hetimeve do të jetë e mundur të përjashtohet plotësisht një marrëdhënie midis vdekjes dhe vaksinës. Ai thotë se të vaksinuarit nuk duhet të kenë frikë, efektet anësore nuk zgjasin më shumë se 48 orë e më pas zhduken. Hetimet në lidhje me rastet nuk zgjasin shumë dhe pas 10 ditësh do ketë një përgjigje, të cilën ekspertët e dinë që tani. AstraZeneca është vaksinë e sigurt dhe pa pasoja. Më herët ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka mohuar ekzistencën e një lidhje mes formimit të mpiksjes dhe trajtimit me AstraZeneca.
Top Channel