Qindra të arrestuar në Pakistan në protestat për lirimin e krye-opozitarit Khan (fotot)
27/11 19:32
Ministri i Haxhit dhe Umres i Arabisë Saudite, Muhammad Saleh bin Taher Benten, është shkarkuar nga posti.
Agjencia shtetërore saudite e lajmeve raportoi se sipas urdhrave të lëshuar nga mbreti saudit, Muhammad Saleh bin Taher Benten do të zëvendësohet nga Essam bin Saad bin Saeed, i cili po ashtu do të vazhdojë punën si ministër i shtetit dhe anëtar i Këshillit të Ministrave.
Mbreti Salman bin Abdulaziz gjithashtu ka emëruar Shejh Ali al-Saawi si kryetar i Gjykatës së Lartë Administrative në gradën e një ministri. Një tjetër ndryshim u bë në Autoritetin e Aviacionit Civil, ku Shejh Abdul Aziz al-Duaij do të pasojë Sheik Abdul Hadi al-Mansuri si kryetar./AA
Top Channel