Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke e dënuar sulmin me tritol ndaj prokurorit Arian Muçaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta thekson se organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët.

POSTIMI I PLOTE

Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça.

Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij.

Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët.

Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA