Përparim Metani vrau dy motrat Zhaneta dhe Kristina në prani të djalit 14-vjeçar të Zhenetës, Anxhelos.
Ngjarja e 31 dhejtorit 2020, tronditi opinionin publik, pasi 59-vjeçari, Përparim Ademi(Tela) qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, të cilat si pasojë e plagëve të marra ndërruan jetë.
Anxhelo, në certifikatën e lindjes, kishte atësi, Përparim Metanin por më vonë u zbuluar se vrasësi i dy motrave nuk është babai i vërtetë i tij. Tashmë, Anxhelo nuk është në kujdestari të askujt dhe pas 3 muajsh nga ngjarja, gjykata nuk ka marrë ende asnjë vendim.
Avokati i çështjes, Kujtim Cakrani thotë është paraqitur kërkesa që tezja të marrë kujdestarinë dhe ta marrë djalin në Greqi, por “asnjë institucion nuk ka vepruar. Nuk ka pasur asnjë ndjeshmërinë ligjore, madje as ndihmë psikologjike nuk ka marrë. Zhaneta është divorcuar nga babai i Anxhelos në vitin 2009 dhe nuk është marrë parasysh djali, që atëherë ishte 3 vjeç, që do të thotë se babai i tij nuk e njohu djalin, nuk figuron fare ligjërisht si prind i tij”, tregon ai për “Shqipëria live”.
Ndërkohë tezja e tij, Adriana Metani, sipas avokatit po qëndron pranë djalit, këtu në Shqipëri, “por është e vështirë sepse po lë gjithë jetën e saj, duhet të merret një vendim më shpejt”.
Psikologia, Lenida thotë se është e domosdoshme të bëhet një vlerësim psikologjik, “vazhdohet me identifikimin e problematikave psikologjike, si ka ndikuar situata, si e ka përjetuar, çfarë dëshirash ka, ku do të shkojë i mituri. Gjykatat përcaktojnë më pas si do të jetë mbarëvajtja e fëmijës, kujt do t’i jepet kujdestaria”.
Top Channel