Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 14.046 raste të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 821 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.83 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 29.290, me 63 viktima të regjistruara gjatë ditës së fundit. Institucionet shëndetësore njoftojnë se 9.231 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2.65 milionë numrin e pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 34.69 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 146.386 teste të kryera brenda ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi që janë në gjendje të rëndë aktualisht është 1.310.
Sipas shifrave zyrtare, deri më tani në mbarë Turqinë janë administruar mbi 10.55 milionë doza të vaksinës COVID-19, prej të cilave rreth 7.8 milionë doza të para dhe mbi 2.7 milionë doza të dyta. Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive të vaksinimit me punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat.
Top Channel