Një tërmet i fuqishëm me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e kësaj të premte.

Epiqendra ka qenë 18 kilometra në veriperëndim të Gostivarit, me thellësi prej 2 kilometra. Sipas Institutit Evropian Sizmologjik, tërmeti është regjistruar në orën 22:17.

Tërmeti me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter, u pasua nga një tjetër tërmet i fortë me fuqi 4.4 ballë të shkallës Rihter, 17 km në veriperëndim të Gostivarit.

Deri në këto momente nuk ka informacione për dëme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA