Një tërmet 5.3 ballë ka ndodhur në Greqi pak minuta më parë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, kryesisht në Korçë, Bilisht dhe Tiranë.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi vetëm 8 km, 16 km në juglindje të Elasonës.
Sipas informacioneve lëkundjet janë ndjerë në të gjithë zonën e Larisës.
Greqia është goditur nga një valë tërmetesh ditët e fundit, të cilat janë ndjerë edhe në vendin tonë. Më 7 mars është regjistruar viktima e parë nga tërmet prej 6 ballësh shkalla Rihter që goditi Greqinë para një jave.
Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gati dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme.
Një grup zyrtarësh të qeverisë me ministrin plotësuese të Brendshëm, Stelios Petsas, që kanë vizituar zonën kanë deklaruar se prej nesër qeveria do tu japë nga 300.000 euro bashkive në Tirnavo, Elasona dhe Farkadonas, në mënyrë që të shpërndajnë nga të paktën 600 euro banorëve, për të plotësuar nevojat e domosdoshme.
Ndërkohë, sipas pamjeve dhe matjeve satelitore specialistët deklarojnë se nga tërmeti i fuqishëm që goditi Thessalinë para katër ditësh terreni është deformuar dhe në shumë vende ka pësuar rrëshqitje deri në 39 cm. Gjithashtu banorët e zonës së Zarkos dëshmojnë se në shumë prej tokave të tyre bujqësore janë hapur vrima të mëdha, nga te cilat ka edhe rrjedhje uji, fenomen që sipas sizmiologëve ndodh shpesh gjatë tërmeteve të fuqishme.
Top Channel