Presidenti rus zhvilloi biseda telefonike me liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë

12/03/2021 22:49

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi biseda të ndara telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, si dhe kryeministrin e Armenisë, Nikoll Pashinyan, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në rajonin e Malësisë së Karabakut.

“Me kënaqësi u theksua se regjimi i armëpushimit ishte përmbushur plotësisht dhe se situata në rajon mbeti përgjithësisht e qëndrueshme dhe e qetë”, thonë nga Kremlini përmes në një kumtese.

Çështjet në lidhje me zhbllokimin e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në Kaukazin e Jugut u diskutuan gjithashtu gjatë bisedave telefonike, thuhet në kumtesë.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, që nga viti 1991 kanë qenë të tensionuara, pasi ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, i njohur ndërkombëtarisht si një territor azerbajxhanas.

Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, si dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit 44-ditor, Azerbajxhani çliroi disa qytete, si dhe rreth 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi pothuajse 3-dekadësh i Armenisë.

Dy shtetet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia në 10 nëntor për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.

Një qendër e përbashkët turko-ruse u krijua për të monitoruar armëpushimin./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA