Sot, u konfirmua marrëveshja dypalëshe, ku lejet e drejtimit njihen reciprocikisht në të dy vendet.
Pas këtij lajmi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ku shton se procesi i radhës është njohja e pensioneve.
“Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali. Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, shkruan Rama.
Marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për njohjen e patentave është arritur ditën e sotme pas vizitës së Ministrja e punëve të jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri italian i punëve të jashtme, Luigi di Maio konfirmuan përfundimin e procedurave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve në Itali.
“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes do të jetë javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse. Veprime konkrete si ky, impakti më konkret tek qytetarët. Mirënjohje qeverisë italiane për solidaritetin dhe kontributin për rindërtimin pas ndërtimit. Komuniteti arbëresh në Itali është urë lidhëse mes dy popujve tanë. Nxisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Shumë shpejt nis punën Komisioni i Përhershëm Ekonomik Shqipëri – Itali. Italia, një avokat i palodhur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha Xhaçka.
Top Channel